3734vista
3m 23sunghezza
2valutazione

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu i LSI, Meta, është zgjedhur ne krye te kuvendit me 91 vota pro 45 kundër dhe 1 abstenim, duke marre 8 vota nga opozita. Ky është votimi i pare ne këtë legjislature dhe rrjedhja e votave nga koalicioni I djathte beri qe aletet e PD te nxitojnë për te sqaruar pozicionin e tyre. 5 deputetet e PDIU dhe 4 deputetet e PR nëpërmjet një deklarate për shtyp kane theksuar, se si forca opozitare ata kane votuar kundër emrit te Ilir Metes, deklarata qe nëse i konsiderojmë te mirëqena,do te thonë se rrjedhja e votave nga ndodhur nga radhët e PD. Ndërkaq kreu i LSI, Meta, i cili ne 28 korrikun e vitit 2006 beri buje me formën e protestës ndaj Partisë Demokratike gjate procedurës se zgjedhjes se anëtarit te KQZ, sot beri apel për një Parlament konstruktiv. Ne seancën e dyte te kësaj legjislature kane bere betimin 137 deputete; pasi mungonte Ridvan Bode e Myqerem Tafaj, ndërkohe qe deputeti demokrat i zgjedhur ne qarkun e Lezhës, Vasil Bici, ka refuzuar te beje betimin. Për shkak te qëndrimit te bicit mandati i kalon Mhill Fufit i cili renditje i 5 ne listën e kandidateve për deputet ne qarkun e Lezhës. Fufi mbeti i plagosur me arme zjarri me 23 peshor, përgjatë një konflikti për çështje te votimeve. Vasil Bici bëri një detyre qytetare për dorëheqjen e tij sepse për arsye shëndetësore apo problemet e tij familjare bëri dorëheqjen zoti Bici. Unë kam punuar si nënkryetar i Qarkut të Lezhës prej dy vjetësh . Për problemet tona ne dolëm në opozitë, por ne jemi të fituar sepse qarku i Lezhës është i fituar nga Partia Demokratike 4 me 3, por fati e deshi të dilnim në opozitë .Si opozitar unë do të jem I përkushtuar për qytetarët e Lezhës, Kurbinit dhe të Mirditës. Ne përfundim te seancës janë mbledhur kryetaret e grupeve, te cilët kane vendosur qe ne 11 shtator te diskutohet ne parlament programi i qeverise Rama, vendim ky qe ka lëne te pakënaqur demokratet. Gjate mbledhjes se grupit, kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se 24 ore nuk mjaftojnë qe opozita te përgatitet për seance e votëbesimit te qeverise. Seanca e se mërkurës është nder me te rëndësishmet e kësaj legjislature pasi kryeministri dhe qeveria e re prezantojnë vizionin e tyre për Shqipërinë e 4 viteve te ardhshme.